Politike

“4 vite janë pak për të kuptuar ndryshimet e reformës në drejtësi”/ Xhafaj: SPAK ka dhënë goditjet e para ndaj zyrtarëve të lartë

SPAK ka filluar të japë goditjet e para ndaj pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, kjo dhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve.

3 Korrik 2023, 14:51 Nga A.B
“4 vite janë pak për të kuptuar ndryshimet e reformës
Fatmir Xhafaj

TIRANË-Deputeti socialist Fatmir Xhafaj foli ditën e sotme për reformën në drejtësi ku tha se është e pamundur që të kuptohen ndryshime në 4 vite, por kjo e fundit ka filluar të japë ‘frytet’. Nga seanca e Kuvendit, ai tha se prokuroria e Posaçme, SPAK ka filluar të japë goditjet e para ndaj pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, kjo dhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve.

“Katër vjet janë shumë pak për të kuptuar ndryshimet, por në këto pak vite ka ndodhur e paimagjinueshmja. Institucionet e Drejtësisë me Kushtetutën gëzojnë një pavarësi të plotë, ashtu duhet të jetë dhe në vendimmarrjen e prokurorëve, gjyqësore. Kemi sot goditjet e para ndaj pandëkueshmërisë korruptive, përfshi dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, është momenti që SPAK përmes hetimeve proactive mbështetur në ligj dhe prova të dëshmojë forcën për dhe autoritetin e tij ndaj disa çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike.

Në këto 3 vite SPAK ka iniciuar dhe realizuar me sukses hetimet ndaj grupeve kriminale, e tregon se një pjesë e krerëve janë në kërkim ndërkombëtar. Qëndrueshmëria pozitive në drejtësi është dhe falë mbështetjes së BE dhe SHBA, duhet ti jemi mirënjohjes dhe ambasadorëve që mbajtën në fokus reformën në drejtësi”, tha Xhafaj./Dosja.al

fatmir xhafaj seance plenare 3 korrik 2023

Sondazh

Poll