Politike

FOTO/ 'Welcome president'- Shpaloset banderola në Tiranë për vizitën e Bill Clinton

Rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë të mbushura me flamujtë amerikanë dhe shqiptarë, sakaq një banderolë e madhe me foton e Clinton dhe mbishkrimin “Mirëseredhe zoti President!” është varur mbi fasadën e Politeknikut.

3 Korrik 2023, 14:13 Nga A.B
FOTO/ 'Welcome president'- Shpaloset banderola në Tiranë
Banderola

TIRANË- Kryeqyteti është organizuar për vizitën historike të Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton. Ai mbërrin në vendin tonë në orën 19.00 dhe do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Ato do të kryejnë një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë të mbushura me flamujtë amerikanë dhe shqiptarë, sakaq një banderolë e madhe me foton e Clinton dhe mbishkrimin “Mirëseredhe zoti President!” është varur mbi fasadën e Politeknikut.

Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. SHBA nën udhëheqjen e Bill Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së./Dosja.al

bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll