Politike

“4 familjarë të Felajt në Prokurori”/ Kreu i KLP-së: Kemi pasur të njëjtin shqetësim, e keni miratuar vetë si Parlament

Alfred Balla tha se është në dorën e deputetëve për të ndryshuar nenin dhe deri në momentin që kjo nuk ndodh, nuk ka pengesa.

3 Korrik 2023, 13:30 Nga m.s
“4 familjarë të Felajt në Prokurori”/ Kreu i
Alfred Balla

TIRANË- Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Këshillit të lartë të Prokurorisë, Alfred Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës, duke komentuar emërimin e 4 anëtarëve të familjes së deputetes së PS, Ermonela Felaj, në Prokurorinë e Tiranës. Ai iu drejtua opozitës se kanë miratuar një ligj në 2019, dhe përderisa nuk është shfuqizuar, nuk ka asnjë pengesë të bëhet një kërkesë e tillë. Alfred Balla shtoi më tej se është në dorën e deputetëve për të ndryshuar nenin dhe deri në momentin që kjo nuk ndodh nuk ka pengesa.

“Në lidhje me 4 anëtarë të familjes së një deputeteje. Ne nuk i lidhim emrat dhe mbiemrat e prokurorëve me deputetë, disa i dimë dhe disa nuk i dimë kush i kanë lidhjet apo si i kanë me deputetët. Por neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale, duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykatës Kushtetuese i ka bërë këtij neni. Ne e kemi diskutuar dhe rasti i fundit meqënëse e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie-kunat, motër-vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës, ka qenë një koicidencë që në këtë Prokurori të madhe të aplikojnë.

Nëse ju që keni miratuar një ligj të ri në 2019, i cili vjen pas Reformës në Drejtësi, mendoni se duhet ndryshuar, mund ta ndryshoni jeni të lirë, jemi dakord. Ne e kemi pasur këtë shqetësim, në Komisionin e Karrierës është diskutuar kjo gjë. Ne si pengesë ligjore nuk kemi, ia kam bërë pyetje edhe anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i thashë: “Tani kemi hallin e moralit apo të zbatimit të ligjit”, unë personalisht nuk do të ngrija dorën për të dhënë një vendim kur jam 100% i sigurtë që Gjykata Administrative mua do të ma rrëzojë”, tha ai.

alfred balla

Sondazh

Poll