Politike

“Po e trajtoni Parlamentin si pronë private, turp të keni”, deputeti i PD-së përplaset me Nikollën

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pati një përplasje me deputetin demokrat, Asllan Dogjani, pasi ky i fundit i kërkoi fjalën në Kuvend për procedurë, por nuk iu lejua.

3 Korrik 2023, 11:44 Nga m.s
“Po e trajtoni Parlamentin si pronë private, turp të
Perplasje ne Kuvend

TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pati një përplasje pak çaste më parë në Kuvend me deputetin demokrat, Asllan Dogjani, pasi ky i fundit i kërkoi fjalën në Kuvend për procedurë, por nuk iu lejua.

Dogjani iu drejtua kryeparlamentares me tone të larta, duke i thënë se kjo e fundit po e trajton Parlamentin si pronë private.

Pjesë nga diskutimi:

Nikolla: Ju lutem uluni në vend,

Dogjani: Kam kërkuar fjalën për procedurë, po e trajtoni Parlamentin si pronë private, turp të keni

Nikolla: Uluni në vend o zotëri!

kuvend lindita nikolla asllan dogjani

Sondazh

Poll