Politike

“Sigurimsat jashtë politikës”, Balla: Zvarranikë që riciklohen e kapin majat më të larta, s’mund të jenë kryetarë partie (VIDEO)

Balla ka deklaruar se dy projektligje të iniciuara nga mazhoranca socialiste për verifikimin e figurës së politikanëve në lidhje me të shkuarën e tyre në komunizëm, ka për synim që të mos jenë në Kuvend apo kryetarë të partive politike

3 Korrik 2023, 11:36 Nga m.s
“Sigurimsat jashtë politikës”, Balla: Zvarranikë
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlametar të PS-së, Taulant Balla, në një prononcim të shkurtër për mediat, ka deklaruar se dy projektligje të iniciuara nga mazhoranca socialiste për verifikimin e figurës së politikanëve në lidhje me të shkuarën e tyre në komunizëm, ka për synim që të mos jenë në Kuvend apo kryetarë të partive politike. Ai theksoi se ata vazhdojnë si zvarranikë që riciklohen dhe të arrijnë majat më të larta, por publiku duhet t’i njohë dhe s’mund të jenë më kryetarë partie.

“A është dakord opinionin publik shqiptar që persona të cilën kanë qenë pjesë e organeve represive të diktaturës, të vazhdojnë si zvarranikë të riciklohen, dhe madje të arrijnë deri në majat më të larta të shtetit shqiptar?

Personi që ju thatë, ka arritur të jetë Presidenti i Republikës, në rast se personi në fjalë Meta vërtetohet pas procesit të verifikimit të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Këta persona publiku t’i njohë, të paktën në Kuvendin e Shqipërisë, apo kryetar të partive politike, të mos jenë. Tani s’mund të jenë më kryetarë partie, duhet të jetë një masë e përkohshme, ne ia kemi detyrim të gjitha atyre që kanë vuajtur në kurriz tmerret e atij sistemi”, tha Balla.

Sondazh

Poll