Aktualitet

Qëlloi me plumb në kokë të riun shqiptar në Itali, dorëzohet autori

27-vjeçari shqiptar ndodhet ende i shtruar në spital pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

3 Korrik 2023, 11:28 Nga f.i
Qëlloi me plumb në kokë të riun shqiptar në Itali,
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një italian ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dy persona mes të cilëve njëri është shqiptar, shkruajnë mediat e huaja.

Ngjarja ndodhi në Catania të Italisë, ku autori i dorëzuar dyshohet se qëlloi me plumb në kokë dhe qafë të riun shqiptar dhe një shtetas italian 47 veç.

27-vjeçari shqiptar ndodhet ende i shtruar në spital pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndër të tjera mësohet se një person i tretë është hedhur nga kati i dytë i një pallati, për t’i shpëtuar të shtënave.

plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll