Politike

Përplasje në Kuvend/ Felaj: Kulturë komuniste, magjistrat s’të bën politika por shkolla (VIDEO)

Berisha dhe deputetët të tij i kërkuan Felajt të mos ishte drejtuese e seancës, duke e akuzuar se “ka uzurpuar Prokurorinë e Tiranës me familjarë të saj”.

3 Korrik 2023, 11:07 Nga m.s
Përplasje në Kuvend/ Felaj: Kulturë komuniste, magjistrat
Luan Baçi dhe Ermonela Felaj

TIRANË- Që në nisje të seancës në Kuvend, agravoi debati mes Sali Berishës dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, pasi kryetari i PD-së e akuzoi se e ka shndërruar Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Berisha dhe deputetët të tij i kërkuan Felajt të mos ishte drejtuese e seancës, duke e akuzuar se “ka uzurpuar Prokurorinë e Tiranës me familjarë të saj”.

Në një moment iu përgjigj edhe akuzave të deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, duke thënë se titujt nuk ia ka dhënë politika, por arsimi.

 


Luan Baçi: E keni bërë këtë shtet, drejtësinë e parlamentin duke e mbajtur në një dorë.

Ermonela Felaj: E kuptoj që vini nga bashkimet profesionale e kultura e vjetër komuniste, e të marrurit të familjarët është në ADN-në tuaj. E ke mbushur prokurorinë me familjarët e tuaj. Ta dish ti dhe të gjithë të tjerët, ato tituj nuk na i ka dhënë politika, por arsimi. Se magjistrat nuk të bën politika por shkolla, nuk jemi plepista. Nuk jemi nga listat e Sali Berishës kur ishte president. Ulu! Ato çështjet nuk i trajtoni ju. Mos sillni familjarët në sallë. Është e shpifur kultura juaj komuniste.

Ndërhyn Sali Berisha nga salla. Kërkon replikë nga foltorja por Felaj refuzon

Ermonela Felaj: "Duhej të largoheshit ju e familja juaj që jeni shpallur non grata për "korrupsion masiv". Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. TI je krejt i zi ti dhe familja juaj".

Sondazh

Poll