Politike

FOTOLAJM/ Befason deputeti demokrat, Korreshi shkon në Parlament me një buqetë me grurë

Teksa ka folur për mediat në hyrje të Kuvendit, Korreshi ka deklaruar se të gjithë fermerët që kanë mbjellë grurë kanë dalë me humbje, pasi nuk kanë marrë asnjë subvencion, edhe pse qeveria ua kishte premtuar.

3 Korrik 2023, 10:33 Nga I.A
FOTOLAJM/ Befason deputeti demokrat, Korreshi shkon në Parlament me
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka shkuar në seancën e sotme plenare me një buqetë me grurë. Teksa ka folur për mediat në hyrje të Kuvendit, Korreshi ka deklaruar se të gjithë fermerët që kanë mbjellë grurë kanë dalë me humbje, pasi nuk kanë marrë asnjë subvencion, edhe pse qeveria ua kishte premtuar.

“Janë nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qeverisë, veçanërisht ministres të Bujqësisë, që u tha të gjithëve të mbjellin  grurë edhe në prill. Meqë i morëm votën, ia futën pak në çmim. Nuk po i subvencionojnë fermerët, që po sheshin grurin me çmim shumë më të ulët se ai në bursë. Të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe presin nga qeveria t’u japë ndonjë subvencion”, tha Korreshi.

 

saimir korreshi

Sondazh

Poll