Politike

“E shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare!”, Felaj i ndërpret fjalën, Berisha i kthehet: Ti s’duhet të flasësh

Sali Berisha foli me tona të ashpra në Parlament, ndërsa akuzoi deputetë të mazhorancës se kanë frikë nga krimet që kanë bërë

3 Korrik 2023, 10:21 Nga m.s
“E shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull
Berisha ne Kuvend

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Kuvendi ka reduktuar kohën e debatit lidhur me raportet e veprimtarive vjetore të katër institucioneve të drejtësisë.

Duke replikuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, ai hodhi akuza mbi të, për të cilën tha se nuk duhet të flasë pasi e ka shndërruar Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare.

"Fakti që ju keni kufizuar debatin kur përputhej me kushtetutën, drejtësia vjen raporton para parlamentit dëshmon shkallën e inkriminimit tuaj, dëshmon sikur të ishin banorë të 313 apo të Peqinit e jo parlamentar. Dëshmon se keni frikë nga krimet e tuaja elektrorale, jo elektorale, ordinere, afera korruptive, dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja. 

Felaj: Ju iu është dhënë fjala për procedurë

Berisha: Vetëm ti s’duhet të flasësh, e shndërrove Prokurorinë e Tiranës si strofull familjare, turp turp, turp

Felaj: Berisha uluni

Berisha: Kaq kisha për të thënë

Felaj: Ashtu…Mos mashtro kur nuk fjalën për procedurë".

 

Sondazh

Poll