Politike

Berisha me deputetët: Nismat ligjore të opozitës bllokohen nga maxhoranca me urdhër të Ramës, ata duan gjueti shtrigash

Në mbledhjen e Grupin Parlamentar të PD-së, Berisha ka akuzuar mazhorancën për bllokimin e nismave të deputetëve të grupit të PD-së, siç është dhe ligji për lustracionin.

3 Korrik 2023, 09:53 Nga I.A
Berisha me deputetët: Nismat ligjore të opozitës bllokohen
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për një sërë çështjesh ditën e sotme para nisjes së seancës plenare në Kuvend. Në mbledhjen e Grupin Parlamentar të PD-së, Berisha ka akuzuar mazhorancën për bllokimin e nismave të deputetëve të grupit të PD-së, siç është dhe ligji për lustracionin. Berisha ka theksuar se qeveria po kërkon të bëjë gjueti shtrigash. 

"Rregullat parlamentare bllokohen pa arsye ligjore, por kryekëput politike për të opozitën në Parlament. Siç e dini, janë një sërë nismash të grupit parlamentar, të cilat kanë muaj e muaj që mbahen në sirtarët e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë. Prej mbi 6 muajsh ne kemi dërguar në Kuvend ligjin e Lustracionit. Ai ligj jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarë te lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, nga detyra i atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ky ligj është aplikuar në vitin 1996. Në vitin 97 nuk është hedhur poshtë ky ligj. Në vitin 2008 ne rikthyem në Kuvend ligjin e Lustracionit. Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të Ramës e hodhi poshtë ligjin në mënyrë antikushtetuese. Lustracioni, apo largimi i ish-sigurimsave u sanksionua në Kushtetutë. Çfarë duan të bëjnë? Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave sepse nuk pranojnë ligjin e Lustracionit, që është i plotë, gjithëpërfshirës. Ata duan të vendosin amendamente vetëm në kodin zgjedhor, në ligjin e dekriminalizimit. Duan që të shpëtojnë për të mbajtur peng gjykatës dhe prokurorë që nuk kanë ikur, që vettingu do i nxirrte nga shërbimi”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll