Politike

Pak minuta shi! Tirana nën ujë, Berisha: Tirana e "Lal Betonit" përmbytet në çdo stinë

Berisha shkruan se pamjet e publikuara janë pasqyrë e propagandës së Veliajt.

3 Korrik 2023, 08:25 Nga f.i
Pak minuta shi! Tirana nën ujë, Berisha: Tirana e "Lal
foto ilustruese

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një video pas rreshjeve të shiut në Tiranë, ku shikohet përmbytja e rrugëve. Berisha shkruan se pamjet e publikuara janë pasqyrë e propagandës së Veliajt.

Postimi i plotë:

Miq, Tirana e Lal Betonit përmbytet në çdo stinë të vitit.

Kryeqyteti i betonit, ndërtimeve pa kriter, kanalizimeve të shtruara si mos më keq, mungesës së hapësirave të gjelbërta dhe kanaleve kulluese, vihet në vështirësi të mëdha pikërisht nga keqmenaxhimi, vjedhjet dhe korrupsioni.

Këto pamje janë pasqyrë e pangopësisë së Veliajt dhe shefit të tij, që shkatërrojnë dhe nuk ndërtojnë. Ata vënë interesin e tyre të parin, dhe kur Tirana përmbytet, fajin e ka moti jo Rama dhe Erion Betoni.

sali berisha moti ne tirane

Sondazh

Poll