Aktualitet

VD-Në kërkim nga autoritetet gjermane, shqiptari arrestohet në Spanjë

Shqiptari, i paidentifikuar me emër, ishte në kërkim për krime, që mund ta çojnë deri në 15 vite pas hekurave. 

2 Korrik 2023, 18:39 Nga k.m.
VD-Në kërkim nga autoritetet gjermane, shqiptari arrestohet në
Pamje nga operacioni

SPANJË- Agjentët e Policisë Kombëtare të Spanjës kanë arrestuar në qytetin e Valencias, Alboraya, një shqiptar, për të cilin ishte lëshuar një urdhër-arrest nga autoritetet gjermane. Shqiptari, i paidentifikuar me emër, ishte në kërkim për krime, që mund ta çojnë deri në 15 vite pas hekurave. 

Sipas mediave të huaja, shqiptari kishte banuar në zona të ndryshme në Valencia së bashku me partneren dhe vajzën e tij. Për shkak të rrezikshmërisë, në operacionin për kapjen e tij morën pjesë grupe operacionale të sigurisë. Pritet që pas arrestimit të shqiptarit të nisin procedurat e dorëzimit pranë autoriteteve gjermane.

gjermani

Sondazh

Poll