Aktualitet

Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Elbasanit lë në burg 35 persona

Skema është zbuluar nga një agjent i infiltruar i policisë dhe prokurorisë me simbolin “K”, që blinte drogë dhe zbulonte se si kryhej shitja e kokainës.

2 Korrik 2023, 18:34 Nga k.m.
Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Elbasanit lë në burg 35
Foto ilustruese

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë këtë të diel për dhjetëra personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”. Seanca ka nisur sot në mesditë, e ka përfunduar pasditen e sotme. Nga togat e zeza, masa “arrest me burg” është dhënë për 35 persona, 7 janë lënë me detyrim paraqitje, ndërsa 3 të tjerë “arrest shtëpie”. Skema është zbuluar nga një agjent i infiltruar i policisë dhe prokurorisë me simbolin “K”, që blinte drogë dhe zbulonte se si kryhej shitja e kokainës.

Grupi u "çmontua" nga i infiltruari i Policisë së Shtetit bleu lëndë narkotike pothuajse nga të gjithë anëtarët e grupit të përfshirë në role të ndryshme, ndërsa në një moment njëri prej tyre i tha se kokaina ishte peruane e pastër. Kokaina shpërndahej në qese në zona të ndryshme të Elbasanit, ndërsa metadoni shitej brenda shisheve të ujit.

 

megaoperacioni rrjeti

Sondazh

Poll