Politike

VIDEO- Përplasje brenda KQZ! Maliqi publikon pamjet nga tensioni me Ylli Merkajn: Hajdut! Kë filmon ti...

Maliqi ka akuzuar se ndaj tij është krijuar tension provokativ në nisje të seancë gjykuese të Kolegjit Zgjedhor.

2 Korrik 2023, 17:28 Nga f.i
VIDEO- Përplasje brenda KQZ! Maliqi publikon pamjet nga tensioni me Ylli
Lefter Maliqi dhe Ylli Merkaj

KUÇOVË-Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kuçovën, Lefter Maliqi ka publikuar një video në të cilën shihet në sallën e KQZ, duke debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm, Ylli Merkaj.

Maliqi ka akuzuar se ndaj tij është krijuar tension provokativ në nisje të seancë gjykuese të Kolegjit Zgjedhor, ndaj provave e fakteve që kishte parashtruar për të mbështetur manipulimin e votave në Kuçovë.

"Tensioni provokativ i Sekretarit të Pergjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj, ndaj meje, në nisje të seancë gjykuese të Kolegjit Zgjedhor, ndaj provave e fakteve që kisha parashtruar për të mbështetur manipulimin e votave që shpallen fitues të garës së Kuçovës, Hajdarin pengun e Oligarkut Salillari,ishte pjesë vijuese e krimit elektoral. Si në të gjithë vendin edhe në Kuçovë dita e dhënies së vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor nxorri hapur faktin që zyrtaret e sojit Ylli Merkaj, të cilët drejtuan procesin e votimit, të ankimimit dhe gjykimit, jo vetem duhet ti demaskojmë por në rastin më të parë duhet t’u tregojm vendin. Pasi kjo racë e padenjë për të rikthyer drejtesinë dhe votën e lirë, të meritueshme, aq shumë të dëshiruar e mezipritur, ka marrë peng procesin demokratik të ushtrimit dhe mbrojtjes së votës së lirë, të fshehtë dhe të barabartë. Qytetarët në solidaritet me forcat opozitare duhet ti shpallin "non grata", individët e sojit Ylli Merkaj, këta armiq të votës së lirë, shërbëtor të kapur dhe përdorur politikisht, që janë në shkelje flagrante e kundër ligjit elektoral, kundër ligjit të dekriminalizimit dhe kodit zgjedhor. Sado të përpiqen sojë-zezët e demokracisë kurrë nuk do të arrijnë ta ndalin fitoren e saj. Yllrat janë të përkohëshëm, demokracia, drejtësia e vota lirë të perherëshme!Ska kthim pas,rrotacioni politik do ndodh,vota e lire,demokracia dhe drejtesia e pavarur do kthehet,"-shkruan Maliqi krahas videos.

 

lefter maliqi kucove

Sondazh

Poll