Aktualitet

"I mir' o? Se na 'flliq' te njerëzit"/ Zbulohen përgjimet e grupit që u arrestua për trafik droge në Elbasan

Personi i infiltruar dhe i identifikuar  me simbolin “K” dhe Edor Hasanllari me simbolin “E”, dyshohet se komunikojnë për shitje të lëndëve narkotike, ku flitet dhe sasia në gramë dhe çmimi që do paguhej.

2 Korrik 2023, 16:55 Nga k.m.
"I mir' o? Se na 'flliq' te njerëzit"/ Zbulohen
Foto ilustruese

ELBASAN- Zbardhen disa nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeti”, i cili u finalizua dy ditë më parë. Në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, rezulton se personi i infiltruar dhe i identifikuar  me simbolin “K” dhe Edor Hasanllari me simbolin “E”, dyshohet se komunikojnë për shitje të lëndëve narkotike, ku flitet dhe sasia në gramë dhe çmimi që do paguhej.

PËRGJIMET: 

K- Me sa do i lesh he, po t’marr 3.

E- 75 (shtatëdhjetë e pesë).

K- Sa duhet të marr unë që ta ulësh

Nga transkriptimi i përgjimit ambiental personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:

PËRGJIMET: 

K- O frate do marr içik t’bardh dhe içik t’kuqe.

L- T’bardh dhe t’kuqe.

Më dt. 15.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Mir a e?

Shtetasi Gravosh Berati i identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo i fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super.

K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len?

G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori.

G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçeke ai pronari. 

K: Del për bidon me i fjal.

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : A ban për bidon?  Shtetasi Aldo Gjeli i identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo?  K: I mir o, se na flliq tek njerëzit?  A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti.  K: Okey

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” :  

Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: Ça të duhet?

L: E ç’a t’baj me kët? I T’vogël?

K: E vlla gjysëm sa i bie….

K: Hë do të ulem mrena unë?

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Hë rri aty rri, e, hë se s’ka gjë? Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: E, s’kam kusur unë e?

K: S’ka gjo e lal ça kusuri po hë.

L: Si e s’presin e kuptoni ça po baj unë.

Më dt. 13.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Na, po ke t’më kthesh ti mu kusur? Shtetasi Mariglen Hida i identifikuar me simbolin “M”: Sa di o la?

M: Unë do të jap izet e la.

M: Sot do marr për ato se s’jan për ty ato e la.

K: Po ai s’dilte o bab për vidon.

M: Ee po s’është ajo për bidon, kjo është e mirë për me hunë.

K: E mir po na shif na gjej na nji për bidon e vlla.

M: Kto I pata të funit unë e la.

K: Po mir po ti marr unë të gjitha kto pra vari k****hajt.

Më dt. 12.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Ee bjer ja 4 qese mu nga ato të m’dhajat?Po të bardha ka?  Shtetasi Rudolf Korumi i identifikuar me simbolin “R”: Jo s’kam qese unë, s’punoj me qese.

K:Po t’bardhë e, t’merrja i gjysëm lali ke ti?

R: M’rregull vetëm hidhe paketën.

K: e emir hajt, i ke fut ktu gjith me një fjal.

R: I kam fut po hidh paketën se mos…hidhe paketën.

K: Po e hedh unë e paketën po a i ke fut ktu gjith me i fjal.

*** Më dt. 26.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”  dhe shtetasi Oltjon Çela i identifikuar me simbolin “O”: Ke dy pikë katër pa qese

K: Po qe i mirë këtu më ke.

O: Do të rregulloj herë tjetër, k’të e ke gurë o lale prandaj ta dhashë se s’doja të jepja pluhur

K: Jo re ça fallco, ke 6 ashtu e?

megaoperacioni rrjeti

Sondazh

Poll