Aktualitet

EMRI/ Mbante pistoletë dhe çifte pa leje, arrestohet 67-vjeçari në Durrës

Mësohet se Guri Çizmja u kap në banesën e tij me dy armë zjarri.

2 Korrik 2023, 14:26 Nga I.A
EMRI/ Mbante pistoletë dhe çifte pa leje, arrestohet
Ciftja

DURRËS- Një 67-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për armëmbajtje pa leje. Mësohet se Guri Çizmja u kap në banesën e tij me dy armë zjarri. Të moshuarit iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një çifte.

Njoftimi i policisë:

Shijak Durrës/Finalizohet falë inteligjencës policore, operacioni i koduar “Penalitetet”, sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte. Posedonte pistoletë dhe çifte, te dyja pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet 67-vjeçari. Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Penalitetet”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe të armëve të gjahut. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi G. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Çizmeli, Shijak. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje, nga 67-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

guri Çizmja

Sondazh

Poll