Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina del nga rruga e përplaset me bodrurën, 2 persona të lënduar

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

2 Korrik 2023, 07:43 Nga I.A
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina del nga rruga e
Foto ilustruese

MALIQ- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se drejtuesi i makinës tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak Më datë 02.07.2023, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi L. D. dhe pasagjeri E. S., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll