Politike

“Ballkani i Hapur u hap nga tre e gjys, u mbyll nga një”, Andi Bejtja: Çoi gati në armiqësi marrëdhëniet zyrtare Shqipëri-Kosovë

Analisti Andi Bejtja, me një shkrim të shkurtër e thumbues shkruan për aventurën politike e cila u ngrit me shumë eufori, por u mbyll në heshtje, sikundër do thoshte ai ( me një të rënë në lapsit)

1 Korrik 2023, 22:49 Nga m.s
“Ballkani i Hapur u hap nga tre e gjys, u mbyll nga një”, Andi
Andi Bejtja

TIRANË- Sot u shënua fundi i "Ballkanit të Hapur". Ishte kryeministri Edi Rama, i cili në një mëngjes të së shtunës përcolli një lajm për të cilën nuk prek vetëm Shqipërinë. Analisti Andi Bejtja, me një shkrim të shkurtër e thumbues shkruan për aventurën politike e cila u ngrit me shumë eufori, por u mbyll në heshtje, sikundër do thoshte ai ( me një të rënë në lapsit)

Ai sjell në fokus edhe një detaj për të cilën është shkruar shumë, se “Ballkani i Hapur” çoi gati në armiqësi marrëdhëniet zyrtare Shqipëri-Kosovë. Madje dhe vetë Kurti ka thënë se kjo nismë ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën te Serbisë, dhe të Presidentit Vuçiç.

Analisti thotë mes rrjeshtave se si mundet që liderët e tre vendeve, Serbisë, Maqedonisë e Shqipërisë dalin krenarë për “Ballkanin e Hapur”, e ndërsa për ta mbyllur del Rama si një europian.

Statusi i plotë

Ballkani u hap nga tre e gjys, u mbyll nga nje

Tani qe jemi trullosur pak nga nga mbyllja me nje te rene e lapsit te Ballkanit te Hapur, jemi trullosur...sidomos si lajm dite shtune per mengjes...po i harrojme te gjitha: dhe faktin qe dolen fjalet se Ballkani Hapur ishte mbivendosje per procesin e Berlinit, po e hedhim pas shpine dhe faktin qe i coi gati ne armiqesi maredheniet zyrtare Shqiperi Kosove, hajde po e harrojme dhe macoizmin e tre liderave ballkanike Serbi, Maqedoni, Shqiperi dhe gjys Abazovic, kur dilnin treshe katershe ne podium, duke e trajtuar Europen si plake qe nuk gjen dot breket se i kane humbur syzet....hajde po i degjojme dhe ata qe ishin pro ballkanit qe sot qe e mbylli vetem njeri per dite shtune mengjes, jane njesoj euforike si kur u hap sikur u mbyll, po e harrojme qe i quanin dhe antiamerikane ata qe madje guxonin dhe te ishin skeptike per kete nisme: po i harrojme te gjitha, po e harroj dhe veten qe kam thene mos harxhojme kohe me Ballkanin e Hapur se eshte xhirim gomash bosh, po nje gje a mund te ma thote dikush, si ka mundesi kur e hapin dalin lideret e tre vendeve, bashke dhe me Abazovic, dalin si maco, po per ta mbyll e mbyll ky i joni dite shtune per mengjes, aspas si maco, po si nje " europian" i revoltuar per kta te tre dhe veten qe dikur benin hajgare duke e share europen nga nena....

 

andi bejtja ballkani i hapur

Sondazh

Poll