Aktualitet

Tiranë/ Automjeti del nga rruga dhe futet në lokal, plagosen babë e bir

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në afërsi të liqenit të Farkës, ku një automjet është futur brenda një lokali.

1 Korrik 2023, 21:47 Nga m.s
Tiranë/ Automjeti del nga rruga dhe futet në lokal, plagosen babë
ambulanca

TIRANË- Drejtuesi i një mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe duke u futur në një lokal. Babë e bir kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, ku mjeti hyri brenda ambienteve. Bëhet fjalë për shtetasit Ç. B., 50-vjeç, dhe djali i tij D. B., 25-vjeç, të cilët janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi nga policia 

Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç. Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal. Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Sondazh

Poll