Aktualitet

“Pse më ke zënë rrugën?”, sherr mes disa të rinjve në Tiranë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Plagosja e dy të rinjve mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ardhur për arsye banale

1 Korrik 2023, 21:35 Nga m.s
“Pse më ke zënë rrugën?”, sherr mes disa të
foto ilustruese

TIRANË- Plagosja e dy të rinjve mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka ardhur për arsye banale. Plagosja ka ndodhur në rrugën "5 Maji" në Tiranë, pas një sherri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se te ‘Zgara Korçare’ janë konfliktuar tre djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë. Sherri ka nisur për shkaqe banale, 'përse më ke zënë rrugën'. Të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta, dhe dy prej tyre janë dëmtuar, një në krah e tjetri në këmbë. Makina është bllokuar nga policia, dhe po punohet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Njoftimi nga policia

Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

plagosje tirane

Sondazh

Poll