Aktualitet

Festivali Folklorik ‘ndez’ atmosferën në Gjirokastër, prezantohen larmi këngësh e vallesh, në 8 netë mbi 1200 artistë e mijëra shikues

Festivali bart në vetvete trashëgimi, kulturë, zakone, art, traditë dhe përcjell lidhur si me një fill të hollë vlerat brez pas brezi.

1 Korrik 2023, 21:05 Nga m.s
Festivali Folklorik ‘ndez’ atmosferën në Gjirokastër,
Vilma Masha

GJIROKASTËR- Festivali Folklorik i rikthyer pas 8 vitesh, mirëpret në skenen e Argjirosë, ansamblet shumëngjyrëshe dhe grupet popullore. Gjirokastra me valle e këngë, edhe sonte në natën e 8-të, do te na përcjellë performanca të magjishme. Kalaja e gurtë jehon edhe në këtë natë finale, nën muzikën e traditës ku të kenaqet shpirti dhe të thërret ADN-ja.

Ky festival është prezantuar nga moderatoja Vilma Masha, e cila shihet në një tjetër skenë veç asaj të sportit. Me mjaft finesë dhe elokuencë, gazetarja bukuroshe e veshur çdo mbrëmje me kostume tradicionale te stilizuara, prezanton ansamblet e magjishme.

"Kjo është një eksperiencë fantastike, nga ato te rrallat në karrierën e nje gazetari", është shprehur Vilma. Festivali bart në vetvete trashëgimi, kulturë, zakone, art, traditë dhe përcjell lidhur si me një fill të hollë vlerat brez pas brezi. Skenaristi Pandi Laço dhe regjisori Bledi Laço kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, duke nxjerrë në pah vlerat më të mira artistike të grupeve pjesëmarrëse. Festivali perfundon sonte, pasi mirëpriti mbi 1200 artistë e mijëra shikues në kala gjatë të gjitha mbrëmjeve.

festivali folklorik gjirokaster

Sondazh

Poll