Aktualitet

Francë/ Shqiptari shfrytëzoi të dashurën 15-vjeçare për prostitucion, klienti pagoi 10 mijë euro për të mos shkuar me burra të tjerë

Një shqiptar është lënë në paraburgim, në pritje të gjykimit në fund të verës, pasi kishte shfrytëzuar të dashurën 15-vjeçare për prostitucion

1 Korrik 2023, 20:46 Nga m.s
Francë/ Shqiptari shfrytëzoi të dashurën 15-vjeçare
foto ilustruese

FRANCE- Një shqiptar është lënë në paraburgim, në pritje të gjykimit në fund të verës, pasi kishte shfrytëzuar të dashurën 15-vjeçare për prostitucion, duke marë 10 mijë euro nga një klient. Mediat franceze raportojnë se shqiptari që ka prostituuar me forcë të dashurën e tij 15-vjeçare në Gerland dhe Lion të Francës, është vënë në pranga. Ai e kishte detyruar të miturën me të cilën kishte një “marrëdhënie toksike”, të prostituohej në një hotel në lagjen II të Lionit dhe në rrugët e Gerlandit, për të marrë paratë.

Gjithçka nisi në fund të muajit maj 2023: dy vajza të reja shihen nga policia të ulura buzë rrugës në lagjen Gerland. Njëra prej tyre pranon prostitucionin. Aty policia mësoi ekzistencën e një të dashuri xheloz dhe posesiv, tashmë të dënuar për dhunë ndaj adoleshentes në shkurt 2023.

10 mijë euro të paguara nga një klient në një muaj e gjysmë

Në të njëjtën kohë, policia identifikon edhe një klient të adoleshentes, i cili e paguan mjaftueshëm para, në mënyrë që vajza e re të mos kërkojë burra të tjerë në rrugë. Në total, në harkun e një muaji e gjysmë, i njëjti klient i ka paguar 10 mijë euro të dashurit të saj. 

 

 

Sondazh

Poll