Politike

Duka flet për Bashën e sistemin zgjedhor: Do kërkojmë bashkëpunimin e Metës dhe Berishës

Kryetari i PAA, Agron Duka, foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek fushata e “Nismës Thurje” për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

1 Korrik 2023, 18:02 Nga m.s
Duka flet për Bashën e sistemin zgjedhor: Do kërkojmë
Agron Duka

TIRANË- Kryetari i PAA, Agron Duka, duke u ndalur tek fushata e “Nismës Thurje” për të ndryshuar sistemin zgjedhor, pohoi se është koha e duhur për këtë lëvizje. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në "News24", ai tha se mund të arrijnë një produkt final.

“Koha e duhur që ta fillojmë si lëvizje. Duke e konsumuar me njerëzit mund të arrijmë një produkt final”, tha ai. 

Qëndrimi i tij publik vjen në një kohë kur "Nisma Thurje" dorëzoi në KQZ kërkesën për t’u pajisur me formularin për mbledhjen e firmave për referendum. Kjo nismë e partive të vogla synon të mbledhë 50 mijë firma, për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend, që sipas tyre, favorizon vetëm dy partitë e mëdha dhe nuk lejon përfaqësimin e forcave të vogla politike.

Sipas tij, sistemi aktual zgjedhor është një sistem i kalbur dhe lejon që të rrjedhë vota.

“Ne duhet ta themi si ide, dhe më pas të dalim në vende të tjera dhe në takime me qytetarë. Unë, Dash Shehi dhe Fatmir Mediu kemi bërë takime me deputetë të tjerë. Do të tentojmë të kemi përfaqësues të partive të mëdha. Njerëzit e duan këtë lëvizje dhe në fushatën zgjedhore që kaluam, qytetarët kanë qenë të pakënaqur për listat e mbyllura. Ky sistem zgjedhor bën që të rrjedhë vota”, tha ndër të tjera ai.

Rikthimi i Bashës?

"Unë nuk kam tagrin të shprehem për Bashën, sepse nuk kam lidhje me partinë e tij, por unë kam thënë që sapo ata kanë filluar ndasitë, ata nuk bashkohen më sepse ndarjet e tyre janë parimore. Shumë më mirë është të bëhen dy formacione dhe ka shumë më tepër mundësi. Nëse këta do të ishin forca të ndara, atëherë do të bënin një aleancë, dhe mund të kishin kandidaturë të përbashkët. Duhet të krijojnë një forcë politike, me Bashën apo pa Bashën për mua kjo nuk ka rëndësi. Ne jemi takuar me deputetë të Rithemelimit, tani mbetet të takohemi më kryetarë të partive".

 

 

agron duka

Sondazh

Poll