Aktualitet

Kërkohej nga autoritetet gjermane, shqiptari arrestohet në Spanjë, bënte një jetë të fshehtë me gruan dhe vajzën

Shqiptari kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane, për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik, ku ai mund të vuajë deri në 15 vite burg.

1 Korrik 2023, 17:46 Nga m.s
Kërkohej nga autoritetet gjermane, shqiptari arrestohet në
operacioni i policise

SPANJË- Policia spanjolle ka vënë në pranga një shqiptar, për llogari të autoriteteve gjermane. Shqiptari kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane, për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik, ku ai mund të vuajë deri në 15 vite burg. 

Sipas hetimeve, ky person kishte banuar në komuna të ndryshme të Valencias me partneren dhe vajzën e tij, një mënyrë jetese diskrete, me pak dalje. Për shkak të rrezikshmërisë së të pandehurit, morën pjesë Grupet Operacionale të Sigurisë së Posaçme, të cilat hartuan një operacion për të kryer një arrestim të sigurtë dhe të shpejtë, raporton "ABC". 

I arrestuari tashmë është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare, për të nisur procedurat e dorëzimit pranë autoriteteve gjermane.

arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll