Aktualitet

Stuhi shiu në Shëngjin/Moti i keq ‘tremb’ pushuesit, turistët braktisin plazhin

Si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, pushuesit janë detyruar të braktisin plazhin.

1 Korrik 2023, 16:43 Nga m.s
Stuhi shiu në Shëngjin/Moti i keq ‘tremb’ pushuesit,
mot i keq ne Shengjin

SHËNGJIN- Këtë fundjavë, kushtet e motit kanë qenë të paqëndrueshme. Stuhia e fortë e erës dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Shëngjinin mesditën e sotme.

Si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, pushuesit janë detyruar të braktisin plazhin.

Korriku nuk e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin turistik, ku planet e pushuesve janë prishur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta.

shengjin

Sondazh

Poll