Aktualitet

Mesatare 8.5 dhe test shtesë për studentët e Mjekësisë më 10-20 gusht

Maturantët të cilët këtë vit do të aplikojnë për të studiuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, përpos mesatares 8.5 që ka qenë si kusht, do t’i nënshtrohen edhe një testi shtesë.

1 Korrik 2023, 16:29 Nga m.s
Mesatare 8.5 dhe test shtesë për studentët e Mjekësisë
foto ilustruese

TIRANË- Maturantët të cilët këtë vit do të aplikojnë për të studiuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, përpos mesatares 8.5 që ka qenë si kusht, do t’i nënshtrohen edhe një testi shtesë. Drejtori i Vlerësimit në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, Agim Alia, ka deklaruar se testi do të zhvillohet në një periudhë 10 ditore në muajin gusht. Dhe kjo për shkak të kapaciteteve. 

Maturantët që do të garojnë në Mjekësi, testin do ta zhivillojnë pranë ambienteve të QSHA. Testi do të jetë me pyetje me alternativa, dhe fondi i pyetjeve është bërë publik që në muajin dhjetor. Sakaq, bëhet me dije se kalendari dhe ora e testimit do të bëhet pasi ata të aplikojnë në universitet në fillim të muajit gusht.

maturantet

Sondazh

Poll