Aktualitet

Burg për 57-vjeçarin që regjistroi vajzën ‘inekzistente’ dhe e shpalli të vdekur pas 19 vitesh

“Arrest me burg” është masa e caktuar nga Gjykata e Kukësit për 57-vjeçarin Xhevit Sopaj, i cili u prangos tre ditë më parë për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

1 Korrik 2023, 16:16 Nga m.s
Burg për 57-vjeçarin që regjistroi vajzën
gjykata e Kukesit

KUKËS- “Arrest me burg” është masa e caktuar nga Gjykata e Kukësit për 57-vjeçarin Xhevit Sopaj, i cili u prangos tre ditë më parë për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

Ai kishte regjistruar në mënyrë fiktive një vajzë që nuk ekzistonte për qëllime përfitimi, ndërsa ka bërë çregjistrimin e saj në 2021, kohë që përkonte me mbushjen e moshës 19-vjeç.

Sopaj, në moshën 36-vjeçare ka regjistruar si vajzën e tij në gjendjen civile një fëmijë që nuk ekzistonte. Më pas, fëmijën e pretenduar që askush nuk e kishte sjellë në jetë, në vitin 2021, 57-vjeçari e shpalli të vdekur, dhe e çregjistroi nga gjendja civile. 

Ndërkohë, në hetim në gjendje të lirë për "shpërdorim detyre" janë vënë; një mjek që mund të ketë bërë certifikatë false lindjeje, dhe administratorin e një agjencie funerale, që mund të ketë bërë certifikatën false të vdekjes.

xhevit sopaj

Sondazh

Poll