1 Korrik 2023, 15:43
Nga m.s
studentet e mjekesise ne proteste
TIRANE- Të martën që përkon me vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i cili do të jetë në Shqipëri me rastin 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së SHBA-së, studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protesta.
Deri më tani studentët kanë zhvilluar dy protesta, ku kanë kundërshtuar kontratën detyruese që pas përfundimit të studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor në spitalet e vendit, atje ku nevojat janë më të mëdha. Por kjo është konsideruar diskriminuese nga ana e studentëve.
Ministrja Ogerta Manastirliu u prononcua pak ditë më parë për revoltën e studentëve të mjekësisë, sa i takon planit të qeverisë për punësimin 3-vjeçar të detyrueshëm. Manastirliu tha se janë ende në fazë shumë të gjerë konsultimi, dhe se nuk ka ende një vendim konkret.
“Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekan për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar, do u'a përcjellim”, tha Manastirliu.
Studentët e mjekësisë kanë protestuar 2 herë para rektoratit dhe përballë Ministrisë së Arsimit, pasi nuk janë dakord me nismën e qeverisë për punësim 3-vjeçar të detyrueshëm. Ata kanë listuar edhe disa kërkesa.
Kërkesat e studentëve
1. Dalje publike të një prej Ministrive apo e Rektoratit ku të deklarojë publikisht që ky draft nuk do të vazhdojë të hartohet dhe ndërprerjen imediate të propozimit, pasi bie ndesh me Të Drejtat dhe Liritë e personit për të zgjedhur lirisht pa asnjë detyrim profesionin, vendin e punës dhe kualifikimet e tij.
a. Të përmirësohen kushtet e sallave të seminareve dhe leksioneve dhe ndërtimin e sallave të reja me kapacitet mbajtës për të gjithë studentët e një paraleli.
b. Të vihen ne dispozicion ambiente të posaçme (Qendra e Simulimit) për kryerjen e praktikave (psh: intubim, vendosje e vigonave, praktikimi i ndihmës së parë etj)
c. Ndërtimi i bibliotekave të aksesueshme në çdo orar të ditës nga studentët.
3. Rivlerësimi i të gjithë literaturës nga një komision i posaçëm dhe ngritja sa më parë e grupeve të punës për krijimin e literaturave të reja sipas standardeve evropiane.
4. Standardazimi i kryerjes së praktikave nëpër pavijone dhe vendosja e mjekëve specializante si mentorë për studentët për kryerjen sa më mirë të cikleve klinike.
5. Ringritjen sa më parë të strukturave të Qeverisë Studentore.
studentët
Aktualitet
1 Korrik 2023, 15:32
m.s
Prokuroria Elbasan
ELBASAN- Lidhur me goditjen e katër bandave të trafikut të drogës, Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kër...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 15:19
m.s
plantacion me lende narkotike
GREQI- Një operacion anti-kanabis ka dështuar. Policia i ka ngritur pritë kultivuesve, por deri më tani n...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 14:34
A.B
Ermal Hasimja
TIRANË- Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka komentuar vendimin e qeverisë që u jep bursë studentëve që ...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 14:17
A.B
Prokuroria
SARANDË- Prokuroria e Sarandës do t’i nënshtrohet ndryshimeve në streukturë, pa atyre në Komisariat. Kë...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 13:38
A.B
Ervis Martinaj
TIRANË- Në rrjetet sociale dhe në disa portale, u shpërnda një ditë më parë një foto ku shkruhe...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 12:42
A.B
Policia
SHËNGJIN- Një turist italian është shpëtuar në kohë pasi rrezikoi mbytjen në det. Policia bën të ...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 12:37
A.B
Ambulance
GREQI-Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi, teksa ishte duke punuar. Mediat greke bëjnë të ditur...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 12:26
A.B
Kanabis
KUKËS- Finalizohet faza e dytë e operacionit 'Bjeshkët e Nemuna'. Policia bën të ditur se janë asgjësuar n&...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 12:09
A.B
Familja Sula ne proteste
SPANJË- Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare do finalizojnë transferimin e zemrës së Saimir Sulës. Spa...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 12:07
A.B
Kanabis
KRUJË- Policia vijon me aksionin anti kanabis në territorin e Shqipërisë. Kështu, ditën e sotme janë asgjesuar 1...