Aktualitet

Trafikantët braktisin plantacionin me lëndë narkotike në kufirin me Shqipërinë, dështon operacioni anti-kanabis (FOTO)

Policia i ka ngritur pritë kultivuesve, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

1 Korrik 2023, 15:19 Nga m.s
Trafikantët braktisin plantacionin me lëndë narkotike në
plantacion me lende narkotike

GREQI- Një operacion anti-kanabis ka dështuar. Policia i ka ngritur pritë kultivuesve, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Mediat greke bëjnë me dije se policia kishte nisur kërkimet në një zonë kufitare malore dhe të vështirë të Thesprotisë, për kapjen e kultivuesve, por këta të fundit ishin larguar. 

Gjatë kontrollit, policia gjeti në zonë 1600 fidanë kanabis dhe 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë. Po kështu bëhet me dije se policia kishte nisur kërkimet pas informacioneve për plantacionin. 

Më tej vendosi pritë për kultivuesit, por plani dështoi pasi nuk pati asnjë të arrestuar, ndërsa u sekuestruan dhe asgjësuan vetëm fidanët e kanabisit.

Trafikantët braktisin plantacionin me lëndë narkotike në

Ende vijojnë hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.

greqi

Sondazh

Poll