Aktualitet

Bursa sa rroga minimale për studentët, Hasimja: Vendim i dobishëm, universitetet tona s'po nxjerrin më mësues

Hasimja thekson se paratë që do u jepen studentëve janë një formë që po u kthehet pasi janë edhe taksapagues.

1 Korrik 2023, 14:34 Nga A.B
Bursa sa rroga minimale për studentët, Hasimja: Vendim i
Ermal Hasimja

TIRANË- Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka komentuar vendimin e qeverisë që u jep bursë studentëve që zgjedhin degët e mësuesisë, bujqësisë dhe turizmit. Sipas tij, ky është një vendim i dobishëm, pasi do ndihmojë që vendi të ketë më shumë mësues. Po ashtu, Hasimja thekson se paratë që do u jepen studentëve janë një formë që po u kthehet pasi janë edhe taksapagues.

'Vendimi për t'u dhënë bursa në nivel rroge minimale studentëve në degë prioritare është shumë i dobishëm. SIDOMOS në degët që nxjerrin mësues. Universitetet tona nuk po nxjerrin më mësues. Edhe kushtëzimi me 3 vjet punë në Shqipëri më duket i drejtë: 1. Sepse janë para që taksapaguesit meritojnë t'u kthehen në formë shërbimi. 2. Sepse është transaksion i lirë. Nëse nuk të pëlqen zgjidh diçka tjetër.'

Qeveria miratoi vendimin që u jep studentëve që zgjedhin degët e mësuesisë, bujqësisë dhe turizmit bursa në vlerën e pagës minimale çdo muaj. Kjo pagë aktualisht ka vlerën 40 mijë lekë. Kushti që duhet të zbatojnë përfituesit është që pas përfundimit të shkollës të angazhohen me 3 vite punë në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cilësoi këtë vendim si të rëndësishëm dhe që shkon në të njëjtën linjë me prioritetet e vendosura nga qeveria edhe për disa sektorë të ekonomisë./Dosja.al

ermal hasimja

Sondazh

Poll