Aktualitet

Përhapën foto të rreme për Ervis Martinajn, personi në foto: Mos abuzoni me imazhin tim

Personi në foto nuk rezulton të jetë Martinaj, por dikush tjetër që i përngjan.

1 Korrik 2023, 13:38 Nga A.B
Përhapën foto të rreme për Ervis Martinajn, personi në
Ervis Martinaj

TIRANË- Në rrjetet sociale dhe në disa portale, u shpërnda një ditë më parë një foto ku shkruhej se personi në foto ishte Ervis Martinajt, e se fotoja ishte realizuar në Meksikë. Kjo ngriti dyshimet se Martinaj ishte gjallë e se po fshihej në Meksikë, por e vërteta është ndryshe. 

Përhapën foto të rreme për Ervis Martinajn, personi në

Personi në foto nuk rezulton të jetë Martinaj, por dikush tjetër që i përngjan. Pikërisht ky person ka përgënjeshtruar lajmet, duke deklaruar se mediat dhe njerëzit në rrjetet sociale po abuzojnë me imazhin e tij. 

Teksa ofendon median që i ka shpërndarë lajmin, personi në foto shkruan: Përdorni imazhin e të tjerëve pa lidhje për më shumë klikime.

Përhapën foto të rreme për Ervis Martinajn, personi në

Fati i Ervis Martinajt ka qenë mister që nga muaji gusht i vitit të shkuar. Për herë të fundit, Martinaj është parë më 5 gusht, në orën 21:15, në një hotel në Durrës./Dosja.al

ervis martinaj

Sondazh

Poll