Politike

'Ballkani i Hapur'/ Edita Tahiri: Rama i dha lamtumirën, pa u skuqur që ishte prej vitesh pjesë e projektit hegjemon ruso-serb

Rama tha sot se 'Ballkani i Hapur' e ka mbyllur misionin e saj, pasi ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit.

1 Korrik 2023, 12:52 Nga A.B
'Ballkani i Hapur'/ Edita Tahiri:  Rama i dha lamtumirën, pa u
Edi Rama dhe Edita Tahiri

KOSOVË- Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili zbuloi ditën e sotme se 'Ballkani i Hapur' ka përfunduar si nismë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tahiri thekson se Rama 'as nuk u skuq' që ishte pjesë për disa vite me radhë e një projekti ruso-serb. 

Edi Rama i dha lamtumiren sot "Ballkanit te hapur' - madje pa u skuqur fare qe u be pjese e ketij projekti hegjemon ruso-serb per disa vite...D

Ditën e sotme, Rama tha se 'Ballkani i Hapur' e ka mbyllur misionin e saj, pasi ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit.

'Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi procesin e Berlinit në Tiranë'

edita tahiri edi rama

Sondazh

Poll