Aktualitet

Ndërron jetë shqiptari në Selanik, 57-vjeçari bie nga makineria teksa punonte, mediat greke: Ngjarja ende mister

Aksidenti ka ndodhur në një kompani riciklimi

1 Korrik 2023, 12:37 Nga A.B
Ndërron jetë shqiptari në Selanik, 57-vjeçari bie nga
Ambulance

GREQI-Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi, teksa ishte duke punuar. Mediat greke bëjnë të ditur se 57-vjeçari ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke punuar në një kompani në zonën e Diavatit, në perëndim të Selanikut.

57-vjeçari me origjinë shqiptare ka rënë nga makina e ndërtimit, në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00. E gjithë ngjarja është ende mister, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet. 

/Dosja.al

vdes shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll