1 Korrik 2023, 11:34
Nga A.B

TIRANË- Arrestohet Entel Spahillari pasi tregonte në marketin e tij, produkte që iu kishte kaluar data e skadencës, lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara.
NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen mallrat dhe produktet që shiteshin në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, në qarkun e Korçës, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të tregtimit të produkteve të konsumit, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Drejtorinë e Hetimit të AKU Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Marketi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 50 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme. Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
korce
Aktualitet
1 Korrik 2023, 10:39
Dosja.al
Mbledhja
ITALI- Në Napoli të Italisë u mblodh Asambleja e 19 Plenare e ERGA-s, (Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shë...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 10:17
A.B
Safet Gjici
TIRANË- Safet Gjici i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve vendorë, ka ankimuar masën ...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 10:01
A.B
Kokaine
TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar pasi shiste lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në lokale...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 09:33
A.B
Policia
LUSHNJE- Arrestohen tre persona në Lushnje, pasi ishin nisur për të grabitur një banesë në fshatin Bubullimë. At...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 09:13
A.B
Koncert
Industria e koncerteve në Shqipëri ka pasur rritje të dukshme në vitet e fundit, me artistë ndërkombëtarë d...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 09:11
A.B
Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës.
Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është p...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 08:16
A.B
Çifti
TIRANË- Ndërron jetë 1 muaj pas plagosjes nga bashkëshorti, Marjola Myrtollari. 38-vjeçarja e cila u plagos me thik...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 08:11
A.B
Shi
SHQIPËRI- Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshtam, ku më t&e...
Aktualitet
1 Korrik 2023, 07:02
A.B
Bujqësia tradicionale, vitet e fundit, po formësohej në biznese të organizuara nga prodhimi, grumbullimi, përpunimi dhe eksporti, por...
Aktualitet
30 Qershor 2023, 22:49
I.A
Qytetari
KOSOVË- Afrim Ademi, një shqiptar i Kosovës, jeton në Suedi dhe kërkon ndihmën e emisionit investigativ “Stop&...