Politike

Tensionet në veri të Kosovës/ Rama darkon me Osmanin në Mal të Zi, mungon Kurti

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, postoi në Instagram pamje nga hapja e sezonit turistik në Ulqin, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama e Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

1 Korrik 2023, 07:21 Nga A.B
Tensionet në veri të Kosovës/  Rama darkon me Osmanin në Mal
Edi Rama, Vjosa Osmani

ULQIN- Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë darkuar së bashku me praninë edhe të personave të tjerë në Ulqin. 

Ishte kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ai që postoi në Instagram pamje nga hapja e sezonit turistik në Ulqin, ku shihet se i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama e Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Siç shihet, ai që mungon është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nuk dihet nëse Rama dhe Osmani kishin mundësinë që të bisedonin për të që po ndodh në veri të Kosovës.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dritan Abazović (@dritan.abazovic)

Tre ditë më parë, në një konferencë që bëri bashkë udhëheqësit e disa prej shteteve anëtare të NATO-s, Rama theksoi se “perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Europës është një kërcënim real dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar duke nxitur dialogun.”

Më 27 qershor, Rama dha idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë. Ditën e djeshme, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbështeti idenë e kryeministrit për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre./Dosja.al

edi rama vjosa osmani

Sondazh

Poll