Politike

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, reagon Lefter Maliqi: Ça t'ju them? Votim alla afrikançe

Në një prononcim për media, Maliqi deklaroi se votimi në Kuçovë ishte alla afrikançe dhe se nuk ka për ta njohur atë rezultat.

30 Qershor 2023, 20:00 Nga I.A
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, reagon Lefter Maliqi: Ça
Lefter Maliqi

TIRANË- Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos përsëritur zgjedhjet e 14 majit. Në një prononcim për media, Maliqi deklaroi se votimi në Kuçovë ishte alla afrikançe dhe se nuk ka për ta njohur atë rezultat. Maliqi po ashtu e quajti vendim si politik.

“Pas këtij vendimi ta merrnit në pyetje Hajdarin e Kuçovës që s’di të lidhë dy fjalë, i marrë peng, por ky proces dhe ky vendim ishte pak a shumë i njëjti që unë kisha nga burimet e mia nga Rilindja sepse donin që ta shpallnin fitues dhe në vjeshtë me kandidat tjetër për shkallë të formularit të dekriminalizimit të bëjnë zgjedhjet me kandidat tjetër sepse e dinin shumë mirë që me këtë kandidat do të ishte e pamundur. Çfarë t’ju them më?! Unë dola në konkluzionet e mia, votim alla afrikançe ishte në Kuçovë,” tha Maliqi.

Sot Kolegji Zgjedhor para se të merrte vendimin për mos përsëritje të zgjedhjeve, bëri rinumërim të kutive të votimit. Por edhe pas rinumërimit Maliqi nuk arriti që të ketë epërsi dhe të fitojë postin për kryebashkiak të Kuçovës.

lefter maliqi kolegji zgjedhor 30 qershor 2023

Sondazh

Poll