Politike

Aksioni në MEK/ Edi Rama intervistë për Der Spiegel: Nuk mund të përdorin vendin tonë si llogore, nëse duan luftë të largohen nga Shqipëria

Rama po ashtu ka theksuar në intervistë se ai e kupton inatin e tyre kundër regjimit të Iranit, por Shqipëria nuk mund të përdoret si llogore dhe se nëse duan luftë nuk mund ta bëjnë atë në Shqipëri.

30 Qershor 2023, 18:40 Nga I.A
Aksioni në MEK/ Edi Rama intervistë për Der Spiegel: Nuk mund
Edi Rama

TIRANË- Kryeminoistri Edi Rama ka folur në lidhje me aksionin e policisë në MEK për median gjermane Der Spiegel. Gjatë intervistës për gazetën gjermane, Rama ka deklaruar se anëtarët e MEK janë të mikëpritur në vendin tonë, por me kusht që të mos e përdorin për operacionet e tyre. Rama po ashtu ka theksuar në intervistë se ai e kupton inatin e tyre kundër regjimit të Iranit, por Shqipëria nuk mund të përdoret si llogore dhe se nëse duan luftë nuk mund ta bëjnë atë në Shqipëri.

Intervista:

Der Spiegel: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampi i MEK-ut iranian. Pse?

Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.

Der Spiegel: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme. Pothuajse 100 PC dhe dhjetëra Hard disqet thuhet se janë konfiskuar tani. Mund ta konfirmoni këtë?

Rama: Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.

Der Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?

Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-uja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.

Der Spiegel: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?

Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.

Një javë pasi policia shqiptare më 20 qershor bastisi një kampin në Manzë ku strehohen mijëra anëtarë të MEK-ut dhe sekuestroi dhjetëra kompjuterë. Grupi dyshohet se ka orkestruar sulme kibernetike kundër institucioneve të huaja. Autoritetet thanë se 36 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të MEK, u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan gjatë bastisjes në kampin Ashraf 3. Përfaqësuesit e MEK-ut pretenduan se një i moshuar vdiq si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, por autoritetet shqiptare mohuan përgjegjësinë.

edi rama dier spiegel aksioni ne mek

Sondazh

Poll