Aktualitet

Newsroom, episodi 2/ Videoskandali 'Gjici', e vërteta dhe manipulimi

Të ftuar për të analizuar këtë çështje janë dy personazhë të lidhur me median dhe që e njohin mjaft mirë interesin publik, Erald Kapri nga Ditar Media dhe Leonard Quku nga Syri.net.

30 Qershor 2023, 18:31 Nga k.m.
Newsroom, episodi 2/ Videoskandali 'Gjici', e vërteta dhe
Newsroom

Newsroom në Dosja.al vjen me episodin e dytë, në të cilin ka trajtuar skandalin më të nxehtë të këtij viti, videon seksuale të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. 13 minuta video zbuluan se pas çasteve erotike që përfshinë zyrtarin socialist, fshihej një aferë korruptive. Bëhet fjalë për tenderin për strehimin e qenve, të cilin gruaja në video, Alma K. duket se e përfiton pas disa çasteve intime me Gjicin.

Të ftuar për të analizuar këtë çështje janë dy personazhë të lidhur me median dhe që e njohin mjaft mirë interesin publik, Erald Kapri nga Ditar Media dhe Leonard Quku nga Syri.net. Kapri u shpreh se kjo praktikë është tentuar të përdoret edhe në bashki të tjera dhe në media la qarkulluar lajmi se në atë të Librazhdit mund të ishte përsëritur i njëjti skenar. Ai shtoi se zyrtarë të Librazhdit e kanë mohuar një gjë të tillë. Sipas Kaprit, Gjici nuk i është futur politikës si biznesmen dhe as si një njeri që ka punuar me qytetarët.

Ai shtoi se Gjici është “përzgjedhur” pikërisht për faktin se ishte i korruptuar, ndërkohë që nuk ngurroi ta quante një ‘halabak’ me 50 fjalë në fjalor. Nga ana tjetër Quku foli për mënyrën se si gazetarët e ndoqën këtë lajm. Ai tha se gjithçka është verifikuar fillimisht para se të publikohej dhe që media online e ka fituar këtë ‘betejë’. Përsa i përket aferës, Quku shtoi se u zbulua falë videos së dytë të publikuar nga Artan Hoxha.

newsroom

Sondazh

Poll