Aktualitet

Prej dy ditësh fusha e mbetjeve në flakë, IMT gjobit Bashkinë e Vlorës me 1 milionë lekë

Mësohet se IMT-ja ka gjobitur Bashkinë për shkak të zjarrit që është ndezur ditën e djeshme në fushën e mbeturinave urbane. 

30 Qershor 2023, 16:54 Nga I.A

Prej dy ditësh fusha e mbetjeve në flakë, IMT gjobit

VLORË- Instektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur ditën e sotme bashkinë e Vlorës. Mësohet se IMT-ja ka gjobitur Bashkinë për shkak të zjarrit që është ndezur ditën e djeshme në fushën e mbeturinave urbane. 

Zjarri u ndez ditën e djeshme dhe akoma nuk është shuar, ndërkohë që tymi ka krijuar probleme në të gjithë banorët e zonës. Për këtë IMT ka gjobitur me 1 milion lekë bashkinë. 

Mësohet se nga hetimi paraprak, ka dyshime se zjarri është i qëllimshëm dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë vënë zjarrin.

imt bashkia vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2023, 13:59 k.m.

Mbyllen dyqanet CONAD në Shqipëri!

Conad Dy nga kompanitë që  mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas mbyllin dyqanet e tyre. Pronatyra Tr...