Aktualitet

Zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, dyshohet se është i qëllimshëm, disa të shoqëruar nga policia

Që nga dita e djeshme, zjarri i ndezur në fushën e mbeturinave në Vlorë nuk është shuar.

30 Qershor 2023, 15:13 Nga I.A
Zjarr në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë,
Foto Ilustruese

VLORË- Djegia e mbeturinave urbane në Vlorë po vazhdon edhe ditën e sotme. Që nga dita e djeshme, zjarri i ndezur në fushën e mbeturinave në Vlorë nuk është shuar.

Fillimisht zjarri nisi të merrte pasditen e djeshme ndërkohë që edhe zjarrfikësit që kanë shkuar në vendngjarje nuk kanë arritur që ta shuajnë dot plotësisht. Sot në mëngjes në vendin e zjarrit kanë shkuar fadromat dhe kanë hedhur dhe mbi vendet ku zjarri ishte ende i djegur.

Mësohet se nga hetimi paraprak, ka dyshime se zjarri është i qëllimshëm dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë vënë zjarrin.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2023, 13:59 k.m.

Mbyllen dyqanet CONAD në Shqipëri!

Conad Dy nga kompanitë që  mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas mbyllin dyqanet e tyre. Pronatyra Tr...