Aktualitet

ROKADA- Ikën Albana Shtylla, Sokol Çomo zgjidhet në krye të KPA-së pë 3 vitet e ardhshme

Pas përfundimit të mandatit të Albana Shtyllës, detyrën e saj e ka marrë Sokol Çomo, anëtarë i Komisonit të Vlerësimit.

30 Qershor 2023, 13:38 Nga k.m.
ROKADA- Ikën Albana Shtylla, Sokol Çomo zgjidhet në krye
Foto ilustruese

TIRANË- Është zgjedhur sot Kryetari i ri i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar. Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime, Sokol Çomo. Pas përfundimit të mandatit të Albana Shtyllës, detyrën e saj e ka marrë Sokol Çomo, anëtarë i Komisonit të Vlerësimit.

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime, kandidati Sokol Çomo. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. Z.Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

sokol como albana shtylla

Sondazh

Poll