Aktualitet

Punonjësit e Albpetrol në protestë: Na u premtua rritje page, po na ushtrojnë presion se do na heqin nga puna

Punëtorët pohojnë se gjatë orëve të natës, drejtuesi Eltar Deda ka shkuar në sektorët e punimit së bashku me përfaqësues të Albpetrol, dhe kanë ushtruar presion duke i kërcënuar se do i heqin nga puna nëse vijojnë grevën.

30 Qershor 2023, 11:02 Nga m.s
Punonjësit e Albpetrol në protestë: Na u premtua rritje page, po
Punonjesit ne proteste

GORISHT- Punonjësit e qendrës së prodhimit të naftës Gorisht janë hedhur në protestë, për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre, më konkretisht rritja e pagës që u është premtuar. Stafi drejtues i kompanisë Albpetrol, u ka premtuar punojësve rritje page, e cila deri më tani nuk është realizuar. Kjo ka sjellë edhe bojkotimin e punës.

Në sektorin e naftës Gorisht janë rreth 300 punonjës, të cilët janë me një stazh pune mbi 20-vjeçare. Punonjësit kanë bojkotuar punën, pa e braktisur vendin e punës.

Sondazh

Poll