Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin/ Zbulohen detaje të reja, kultivuesit e drogës i ekzekutuan pasi Policia u gjeti kanabisin

Dy viktimat janë vrarë rrugës për në shtëpinë e djegur, brenda makinës, në një kthese që ata nuk kishin as fushëpamje as mundësi reagimi. Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja, ndaj edhe mendohet se autori mund të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar.

30 Qershor 2023, 10:51 Nga k.m.
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin/ Zbulohen detaje të reja,
Gjokë dhe Eduart Gurra

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e djeshme e ndodhur në në Dukagjin, ku viktimë ka mbetur 57-vjeçari Gjokë Gurraj, i cili më herët ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe djali i tij Eduart Gurraj. Dshohet se autori i vrasjes, mund t’i kenë vënë zjarrin banesës se tyre për t’i detyruar të ngjiteshin në fshat, ku kishin ndërtuar pritën.

Dy viktimat janë vrarë rrugës për në shtëpinë e djegur, brenda makinës, në një kthese që ata nuk kishin as fushëpamje as mundësi reagimi. Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja, ndaj edhe mendohet se autori mund të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar.

Veç pistës së konkurrencës pasi babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, Policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj.

vrasja e dyfishte ne shkoder eduart gurra gjoke gurra

Sondazh

Poll