Aktualitet

Mbështetje financiare prej 40 000 lekë/muaj për të studiuar në disa programe të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Regjistrohu në UBT për agronomi, zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale, biologji marine dhe akuakulturë, mbrojtje bimësh, hortikulturë, inxhinieri pyjesh, inxhinieri agromekanike, agrobiologji, agrobiznes, mjekësi veterinare, teknologji agroushqimore, vreshtari enologji, inxhinieri përpunim druri, menaxhim turizmi rural, dhe do të merrni një pagesë mujore prej 40 000 lekë/muaj dhe nuk do të paguani tarifë studimi.

30 Qershor 2023, 10:14 Nga Dosja.al
Mbështetje financiare prej 40 000 lekë/muaj për të studiuar
UBT

TIRANË- Qeveria Shqiptare ka hequr sot kufirin e notës mesatare prej 8.5 për të përfituar mbështetje financiare për ato maturantë që dëshirojnë të studiojnë në programet mësimore të konsideruara prioritet kombëtar të ofruara nga UBT.

Dëshironi që për studimet tuaja, jo vetëm të mos paguani, por të merrni një pagesë të barabartë me rrogën minimale në Shqipëri? Regjistrohu në UBT për agronomi, zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale, biologji marine dhe akuakulturë, mbrojtje bimësh, hortikulturë, inxhinieri pyjesh, inxhinieri agromekanike, agrobiologji, agrobiznes, mjekësi veterinare, teknologji agroushqimore, vreshtari enologji, inxhinieri përpunim druri, menaxhim turizmi rural, dhe do të merrni një pagesë mujore prej 40 000 lekë/muaj dhe nuk do të paguani tarifë studimi.

Për më tepër do të keni mundësi të akomodoheni në një ndër kampuset më të bukur në Ballkan për vetëm një pagesë simbolike në muaj prej 5 000 lekë.

Dëshironi që diploma juaj të ketë vlerë dhe punësimi juaj të jetë i garantuar që ditën kur ju diplomoheni? UBT ju e garanton këtë.

Dëshironi që ju të diplomoheni njëkohësisht në dy universitete njëherësh nëpërmjet programeve duale? UBT në bashkëpunim me BOKU Vjenë dhe Viterbo, Itali ofrojnë mundësinë që të merrni dy diploma njëherësh në këto programe.

Të dashur maturantë: Regjistrohuni në Universitetin Bujqësor të Tiranës për t'i dhënë vlerë diplomës suaj, diplomë e cila është njohur në çdo vend të botës që para viteve '90.

universiteti bujqesor i tiranes

Sondazh

Poll