Aktualitet

Ryshfet për tenderin te Ministria e Shëndetësisë, Apeli i GJKKO lë në qeli inxhinierin që i çoi zarfin me 330 mijë lekë sekretares

Në burg për aferën me tenderat, ndodhen ende Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto.

30 Qershor 2023, 10:13 Nga A.B
Ryshfet për tenderin te Ministria e Shëndetësisë, Apeli i
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lë në fuqi masën e arrestit në burg për Silvi Shehin, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit që u arrestuan se korruptuan sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron.

Tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij, që i dha paratë Shehut për t'ia çuar kryesekretares Duro, për shkak të moshës 73-vjeçare.

Në burg për aferën me tenderat, ndodhen ende Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto. Sipas SPAK, kjo e fundit është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të 16 qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topit./Dosja.al

joana duro silvi shehu

Sondazh

Poll