Aktualitet

Divjakë/ Godet me sende të forta 31-vjeçarin dhe qëllon në ajër me armë gjahu, policia shpall në kërkim autorin

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 31-vjeçar, si dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

30 Qershor 2023, 09:33 Nga DOSJA
Divjakë/ Godet me sende të forta 31-vjeçarin dhe qëllon
foto ilustruese

DIVJAKË- Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 31-vjeçar, si dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

“Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi 21-vjeçar, pasi në fshatin Bedat, Divjakë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin 31-vjeçar, si dhe ka qëlluar me armë gjahu, në ajër. Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll