Aktualitet

Zjarr në një apartament në katin e 4-t të një pallati në Shkodër, asfiksohet një qytetar

Qytetari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë. 

30 Qershor 2023, 08:46 Nga A.B
Zjarr në një apartament në katin e 4-t të një pallati
Pallat

SHKODËR- Një banesë në katin e katër të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen Parrucë në Shkodër. Nga të dhënat paraprake mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. 

Raportohet se një qytetar është asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga flakët. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë. 

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku më grupin hetimor.

 



zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll