Ekonomi

Agjencitë e punësimit, qiradhënia dhe TIK, tërhoqën më shumë investitorë të rinj më 2022

Këta sektorë kishin rritjen më të madhe vjetore të stokut të bizneseve vitin e kaluar, raportoi INSTAT.

30 Qershor 2023, 07:16 Nga A.B

Agjencitë e punësimit, qiradhënia dhe TIK, tërhoqën

Agjencitë e ndërmjetësimit për punësim, aktivitetet e qirasë, shërbimet financiare, teknologjia dhe informacioni ishin fushat me tërheqjen më të madhe të investitorëve të rinj në vitin 2022.

Këta sektorë kishin rritjen më të madhe vjetore të stokut të bizneseve vitin e kaluar, raportoi INSTAT.

Rritje e stokut të biznesit është vënë re edhe në aktivitetet që lidhen me turizmin të tilla si sektori i akomodimit, transporti ujor, aktivitetet e qiradhënies dhe bizneset që lidhen me biznesin e çlodhjes dhe argëtimit.

Kriza e burimeve njerëzore po nxit aktivitetet në sektorin e ndërmjetësimit të punës, sidomos sjelljen e punonjësve nga jashtë vendit në Shqipëri.

Gjithashtu agjencitë e rekrutimit të punonjësve në të gjitha nivelet janë duke u përballuar me një fluks kërkesash nga bizneset që kërkojnë që nga punonjësit e thjeshtë deri tek profesionet më të ndërlikuara.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2022, numri i bizneseve në aktivitet e punësimit u rrit me 67%, me një total 197 biznesesh nga 118 që ishin në vitin 2021.

Aktivitetet e marrjes dhe dhënies me qira gjithashtu panë rritjen të lartë gjatë vitit 202. Sektori i pasurive të patundshme është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, i kombinuar edhe më kërkesën e lartë për pushime në Shqipëri nga të huajt, aktivitetet e qirasë kanë pësuar rritje me 56% në vitin 2022.

Sipas INSTAT stoku i ndërmarrjeve të reja arriti në 803 gjatë vitit të kaluar nga 514 të tilla që ishin në vitin 2021.

Shërbimet në aktivitet financiare pësuan rritje gjithashtu. Numri i bizneseve në ketë sektor është i kufizuar, por stoku i tyre që nuk përfshin ( sigurimet dhe pensionet private) arriti në 93 nga 62 që ishin në vitin 2022.

Teknologjia dhe Informacioni gjithashtu është një nga sektorët që po bëhet atraktiv për bizneset e reja vitet e fundit. Sipas të dhënave nga INSTAT në vitin 2022 numri i bizneseve në këto aktivitete arriti në 3048 nga 2231 që ishin në vitin 2021 me rritje vjetore 36%.

Bizneset që kanë lidhje me turizmin u rriten, sidomos në sektorin e hotelerisë me zgjerim 22 për qind. Rritje me ritme dyshifrore brenda vitit patën edhe bizneset e agjencive të udhëtimit, aktivitet e qirasë dhe transportit ujor.

Gjithashtu aktivitetet që kishin lidhje me ndërtimin po tërheqin bizneset e reja. Bizneset që merren me aktivitete pasurive të paluajtshme arritën në 1510 gjatë vitit 2022 me zgjerim 31% në krahasim me vitin 2021. Aktivitet e punimeve inxhinierike që kanë lidhje me ndërtimin u rriten gjithashtu me 37% më 2022.

Prodhimi i pajisjeve elektrike gjithashtu ishte një aktivitet që po tërheq investitorë të rinj. Në vitin 2022 numri i bizneseve në këtë sektor të rëndësishëm të eksportit u rrit me 29% më 2021, duke numëruar gjithsej 27 fabrika nga 23 që ishin në vit.

Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive shënoi rritje prej 5,6% krahasuar në krahasim me vitin 2021.

Rreth 15.700 ndërmarrje janë regjistruar gjatë vitit 2022. Rreth 86,5% e ndërmarrjeve operojnë në sektorin e shërbimeve./MONITOR

punesim

Sondazh

Poll