Aktualitet

Mega-operacion në Itali/ Goditet banda shqiptare e trafikimit të drogës, 12 të arrestuar (EMRAT)

Autoritetet italiane kanë dhënë detaje për një trafikim droge që nga viti 2020 deri në vitin 2022, ku janë trafikuar rreth 700 kilogramë kokainë dhe marijuanë me të ardhura rreth 35 milionë euro.

29 Qershor 2023, 22:19 Nga f.i
Mega-operacion në Itali/ Goditet banda shqiptare e trafikimit të
droga e sekuestruar

ITALI- Policia italiane ka arrestuar dhjetë shtetas shqiptar dhe dy italianë për trafikim droge në Itali, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, raportojnë mediat e huaja.  Autoritetet italiane kanë dhënë detaje për një trafikim droge që nga viti 2020 deri në vitin 2022, ku janë trafikuar rreth 700 kilogramë kokainë dhe marijuanë me të ardhura rreth 35 milionë euro.

Banda e shqiptarëve e trafikonte drogën në rajonin Merche, me qendër dhe bazë interesi në Civitanova dhe në Porto Sant’Elpidio e në pas në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Hetimet gjatë kësaj periudhe dy vjeçare bënë të mundur identifikimin e korrierëve të drogës, organizatorëve dhe gjetjen e bazave të tyre. Nga operacioni policor “Lojë e dyfishtë” i autoriteteve të Ankonas në Itali, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë:

38-vjeçari Klenis Qevani
46-vjeçari Etmont Qevani
37-vjeçari Erjon Arkaxhiu
44-vjeçari Roland Hysollari
41-vjeçari Sokol Sallaku
27-vjeçari Elidon Shkalla
28-vjeçari Geri Skilja
48-vjeçari Arjan Ndoka
31-vjeçari Renato Qevani
38-vjeçari Kleon Mema, të gjithë me banim në Itali si dhe dy shtetas të tjerë italianë, Ferdinando dhe Bongiovanni.

arrestohen 10 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll