Aktualitet

Plagosje me armë të ftohtë në Durrës, 31-vjeçari dërgohet në spital

31-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori është kapur.   

29 Qershor 2023, 20:45 Nga f.i
Plagosje me armë të ftohtë në Durrës, 31-vjeçari
Policia

DURRËS- Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një 31-vjeçar ka mbetur i lënduar me një biçak, pas një konflikti me një person tjetër. 31-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori është kapur.   

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve. 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, kapet në kohë rekord autori. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll